Këngëtari i njohur dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se nesër pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që të lejohen ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 personave si pjesëmarrës.
” Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i Estradës që unë e përfaqësojë më në fund kemi gjetur një bashkëpunimin edhe me institucionet tona që të lejohen edhe ahengjet me nje manual që pritet qysh nesër ne mbledhjen e qeverisë në ora 13:00 të zyrtarizohet dhe sa për fillim 200 persona janë të mjaftueshëm sa për fillim”, është shprehur Muqiqi, njofton Klankosova.tv.
Muqiqi duke folur në “Evropiani Special” në Klan Kosova për këtë manual është shprehur se momentalisht është më i mirë në rajon.
” Ky manual është më i mirë në rajon, sepse kemi dëgjuar manuale si në Maqedoni i cili është qesharak i cili lejon 100 persona në ambiente të hapura dhe lejohet vetëm nusja dhe dhëndri që të vallëzojnë dhe mysafirët vetëm të apllauzojnë”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...