Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale në të cilat do të përzgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.
Siç u raportua, deri në orën 15:00 rreth 26,9 për qind e qytetarëve kanë votuar.
Me këtë rast një mesazh në ditën e zgjedhjeve e ka bërë edhe këngëtari Afrim Muçiqi.
Ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.
“Asnjëherë nuk kam munguar në asnjë palë zgjedhje. Është një koincidencë shumë e mirë, e kam kryer një obligim kushtetues urojmë që të përfundojë edhe ky proces në mënyrën më të mirë të mundshme, apeloj që të dalin në numër më të madh, le të fitojë kush është më i miri. Vëreni gishtin në kokë, mendoni për të ardhmen e familjeve tuaja”, vazhdon Muçiqi. /telegrafi/
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...