Afërdita Dreshaj sjell atmosferë të bukur në prag të festave, pozon e rrethuar me dhurata pranë bredhit

18:42 | 25 Dhjetor 2020
A. B.

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali, shkruan portali arbresh.info

Së fundi, çifti kanë publikuar një fotografi, ku shfaqen të veshur me kostume festive pranë njëri-tjetrit.

Ata u fotografuan pranë pemës së Vitit të Ri, teksa shihej e gjithë shtëpia e mbuluar me dhurata të shumta.

Afërdita Dreshaj përndryshe ka kohë që nuk është pjesë aktive e tregut muzikor, që pas shpërnguljes te bashkëshorti i saj në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme