Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë një ndër këngëtaret/ modelet më të komentuara në median shqiptare.
Pavarësisht karrierës së saj, Afërdita u njoh më së shumti për lidhjen dhe ndarjen me Shpat Kasapin, flirtin me Leonardo Di Caprion dhe martesën e saj pak ditë më parë. Ndërkohë që po shijon muajin e mjaltit, Afërdita ka treguar për herë të parë se si u njoh me hokejistin çek Jakub Kindl, në një intervistë për WHO, trasmeton portali arbresh.info.
Afërdita rrëfen:
“Jemi njohur në një restorant sushi… Unë isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona, kishte ditëlindjen.
Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falenderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam.
Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit.
I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale.
Më kishte shkruar në “Facebook”, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kish nisur të më ndiqte në “Twitter” dhe të më bënte “reTweet”, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë.
Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte “retweet” për të më fituar vëmendjen.
Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në “Twitter”, e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë.” /arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...