Afërdita Dreshaj realizon fotosesion në muajt e fundit të shtatzënisë

19:24 | 20 Janar 2021
A. B.

Ajo është duke shijuar mjaft mirë shtatzëninë.

Fjala është për këngëtaren dhe modelen e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila momentalisht është në muajt e fundit të shtatzënisë, shkruan portali arbresh.info

Derisa është në muajt e fundit, bukuroshja shqiptare ka zgjedhur që të realizoj një fotosesion të ri – si një kujtim të bukur nga shtatzënia.

Për këtë, modelja ka bashkëpunuar me njërin nga fotografët më të suksesshëm me prejardhje shqiptare, Fadil Berishën.

“Për shkak se ky set fotografik është shumë i veçantë për mua, unë zgjodha fotografin më të jashtëzakonshëm e më të veçantë për të kapur këtë moment. Mezi po pres të ju tregoj të gjithëve”, ka shkruar Afërdita.

Kujtojmë se, Afërdita dhe Jakub së shpejti do të mirëpresin një djalë në jetë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme