Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është njëra ndër femrat më atraktive të shoubizit shqiptar.
Ajo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga një numër i madh fansash.
Shpesh, Afërdita ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj, ku ndër të tjerash nuk mungojnë edhe fotografitë me bashkëshortin e saj.
Së fundmi, Dreshaj ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në palestër.
Ajo ka vënë në pah linjat e saj trupore, ndërsa ka treguar se po ushtronte boks.
“Gjeta stërvitjen time të preferuar”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...