Ndërkohë që të gjithë prisnin që modelja e njohur Afërdita Dreshaj, dhe bashkëshorti i saj, lojtari çek i hokey-t Jakub të nisnin menjëherë muajin e mjaltit, ata habitën të gjithë kur u shfaqën të nesërmen e 29-qershorit me miqtë e tyre në pishinë.
Sigurisht që një dasëm përrallore si ajo e tyre, do të pasohej me patjetër nga një muaj mjalti po aq përrallor.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe çifti i njohur është nisur drejt një aventure të re në Karaibe.
Ka qenë Afërdita ajo që ka ndarë fotografitë e para nga resorti ku po pushojnë, dhe mund të përshkruhet me një fjalë të vetme: Një mrekulli.
Resorti “Jade Mountain” ku do të kalojnë çifti muajin e mjaltit është i renditur në 5 më të mirë “Trip Advisor”, dhe sigurisht që e meriton plotësisht këtë lloj vlerësimi.
Afërdita duhet të ndihet vërtetë fatlume pasi çdo vajzë do të donte të ishte në vendin e saj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj i ri Jakub Kindl i dhanë fund beqarisë me një ceremoni intime para dy ditësh në Miami Beach, ku ishin të pranishëm familjarët dhe miqtë e tyre më të mirë.
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...