Adrola Dushi shkëlqen e veshur me fustan të zi elegant

19:50 | 16 Maj 2021
A. B.

Modelja e njohur, Adrola Dushi, njihet si ndër më të bukurat në estradën shqiptare.

Ajo përmes tipareve të mrekullueshme, ka arritur të ketë mjaft sukses sa i përket botës së modelingut, shkruan portali arbresh.info

Ndërkohë, në postimet që bën në rrjetin social Instagram, Adrola tërheq vëmendje të madhe të 361 mijë ndjekësve të saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të shfaqet me plot elegancë.

Modelja u pa e veshur me një fustan të zi, ndërsa në rend të parë kishte vënë tiparet e formësuara trupore.

Flokët e drejta i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh vendosi nuanca më të errëta.

Ndër të tjera, bukuroshja brune është tejet e kërkuar që të bëhet edhe figura e brendeve të njohura. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme