Adrola Dushi pozon me flamurin kuq e zi rrugëve të New York-ut

13:45 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Modelja e njohur, Adola Dushi, vazhdon të jetë ndër më të suksesshmet në trojet shqiptare.

Këto ditë, bukuroshja shqiptare po qëndron në SHBA, dhe çfarë ka rënë në sy është një foto që ajo ka postuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, shkruan portali arbresh.info

Adrola ka postuar foto mes rrugëve të New York-ut ku ka pozuar me krahë hapur teksa mbante flamurin kuq e zi.

Postimi i modeles ka marrë mijëra pëlqime, teksa në komente pati edhe figura të njohura publike që përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme