Adrola Dushi mahnitëse në fustanin glamuroz

09:40 | 17 Gusht 2021
A. B.

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, nuk e harron origjinën e saj, pavarësisht suksesit që po arrin çdo ditë.

Bukuroshja brune deri më tani ka arritur të jetë mjaft e popullarizuar, ndërsa po merr pjesë edhe në ekrane televizive, shkruan portali arbresh.info

Në një postim të fundit në Instagram, modelja ka zgjedhur që të mahnit me mijëra ndjekës.

Adrola është parë e veshur me një fustan të kaltërt ku po duket plot elegancë.

Padyshim që me këtë rast ajo theksoi linjat e formësuara trupore, për cilat komentohet tej mase.

Imazhe të tilla u realizuan në një ambient luksoz, derisa mbrapa saj shihet një pishinë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme