Google ADS

Adrola Dushi flet për momentet romantike në klip me këngëtarin e njohur

10:43 | 13 Shkurt 2020
A. B.

Modelja, Adrola Dushi ka ndarë një pjesë nga videoklipi i Eugent Bushpepës, në të cilin është pjesë si protagonistja kryesore, e një historie dashurie. Adrola ka rrëfyer se është hera e parë që e shikojmë në një videoklip.

Si një fanse e muzikës dhe zërit të këngëtarit Bushpepa, Adrola ka treguar se nuk e refuzonte dot ofertën, për të qenë pjesë e këtij klipi. Mes puthjeve dhe përqafimeve, Adrola Dushin dhe Eugent Bushpepën s’i keni parë kurrë kaq romantikë.

Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot JO.
Rrësheni rock’s!
Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tënd.
Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër,profesionist i vërtetë, tanimë shoku im,”- shkruan Adrola Dushi në profilin e saj në rrjete sociale./dosja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme