Edhe pak ditë kanë mbetur deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 3.
Julian Deda, Romeo Veshaj, Meriton Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno – janë konkurrentët që sivjet kanë shkuar në finale.
E tashmë nga jashtë kanë filluar përkrahjet për të preferuarit e tyre në këtë edicion.
Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka treguar se është në përkrahje të Meritonit dhe se dëshiron të fitoi ai.
“A të duhen luftëtarë gjithë botës t’i vësh zjarr, do arratinë të marrë, merr veç një kosovar”, ka shkruar ajo.
Shumë nga personazhet shqiptare kanë zbuluar se janë në mbështetje të Meritonit.
Deri të shtunën, pritet të shihet se kush do ta rrëmbejë çmimin e madh. /Telegrafi/
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?