Adriana Matoshi: Mirëpresim Anglinë në ‘shtëpinë’ e ndërtuar me sakrifica

21:17 | 11 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Adriana Matoshi ka thënë fjalën e saj në lidhje me koret raciste drejtuar Anglisë nga vendet ballkanike.

Kombëtarja angleze ishte viktimë e koreve raciste në Bullgari, dhe sipas disa lojtarëve të tyre i gjithë Ballkani është njësoj, por Kosova këtë e ka demantuar tash e disa herë me veprimet e qytetarëve të saj, shkruan lajmi.net.

Së fundmi edhe aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi foli për këtë çështje duke thënë se Anglia janë të mirëpritur në ‘shtëpinë’ tonë të ndërtuar me sakrifica dhe fal ndihmës së tyre.

““Angli, Kosova është njohur nga bota në sajë të sportistëve dhe artistëve si Dua, Rita, Majlinda, Rashica, Zeneli, Berisha, Muriçi, etj. Ne mezi ju presim në stadiumin që emrin e ka mare dhe është krijuar me shumë vështirësi , Fadil Vokrri. Kosova e do Anglinë dhe ne ju falënderojmë për gjithçka. Kosova i thotë JO racizmit”, shkruan aktorja në postimin e bërë.

https://www.instagram.com/p/B4u0Mishcxo/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme