Modelja Adriana Lima ka lënë të kuptohet se do të largohet nga pasarela, shkruan arbresh.info
Ajo në një postim në Instagram ka thënë se nuk do të zhvishet më për ‘kauza të thata’.
Në shkrimin e gjatë, 36 vjeçarja ka bërë thirrje për ndryshim, duke shpjeguar se i ka ardhur në majë të hundës me presionin mbi gratë për t’u dukur në një mënyrë të caktuar nga shoqëria, mediat sociale dhe moda.
Engjëlli i Victoria’s Secret la të kuptohet se do të largohet nga brendi i të brendshmeve, pasi shkroi në mbititull: “Kam vendosur të bëj atë ndryshim. Nuk do të heq rrobat e mia më për kauzë boshe”.
Adriana Lima, e lindur në Brazil është pjesë e Victoria’s Secret që nga viti 1999 dhe ka sfiluar në 18 emisione të kësaj firme./Arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...