Adriana Lima dhe i dashuri i saj, shkrimtari turk, Metin Hara kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre pas një viti e gjysmë së bashku, sipas revistës “People”.
Lidhja e tyre u bë publike në korrik të vitit 2017, kur ata u fotografuan në bordin e një jahti.
Dyshimet për ndarje nisën në fund të dhjetorit, kur mediat turke raportuan se modelja braziliane ishte ndarë me të dashurin e saj dhe po takohej futbollistin gjerman, Loris Karius.
Akuzat u mohuan nga Adriana Lima me anë të një statusi në Twitter ku shkruante:
“Për median e rreme turke që pretendon se po flirtoj me disa njerëz të rastësishëm që kurrë nuk i kam takuar. . . Ju lutem mjaft me krijimin e lajmeve të rreme! MJAFT !!!!’
Por edhe pse mohoi kategorikisht lajmet e mediave turke, ajo fshiu cdo fotografi me shkrimtarin turk.
Adriana Lima ka qenë e martuar më parë me yllin serb të basketbollit Marko Jarić ngaviti 2009 deri në 2016. Ata kanë dy vajza bashkë, Valentina 9-vjeçare dhe Sienna 6-vjeçare.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...