Adriana Lima i jep fund lidhjes me shkrimtarin turk

00:50 | 23 Janar 2019
Trina Galanxhi

Adriana Lima dhe i dashuri i saj, shkrimtari turk, Metin Hara kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre pas një viti e gjysmë së bashku, sipas revistës “People”.

Lidhja e tyre u bë publike në korrik të vitit 2017, kur ata u fotografuan në bordin e një jahti.

Dyshimet për ndarje nisën në fund të dhjetorit, kur mediat turke raportuan se modelja braziliane ishte ndarë me të dashurin e saj dhe po takohej futbollistin gjerman, Loris Karius.

Akuzat u mohuan nga Adriana Lima me anë të një statusi në Twitter ku shkruante:

“Për median e rreme turke që pretendon se po flirtoj me disa njerëz të rastësishëm që kurrë nuk i kam takuar. . . Ju lutem mjaft me krijimin e lajmeve të rreme! MJAFT !!!!’

Por edhe pse mohoi kategorikisht lajmet e mediave turke, ajo fshiu cdo fotografi me shkrimtarin turk.

Adriana Lima ka qenë e martuar më parë me yllin serb të basketbollit Marko Jarić ngaviti 2009 deri në 2016. Ata kanë dy vajza bashkë, Valentina 9-vjeçare dhe Sienna 6-vjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme