Google ADS

Adem Mikullovci Lezes: Më shkove edhe ti, mua më lat të fundit e s’kam qare pa ardhë te ju

11:25 | 26 Mars 2020
A. B.

Pikëllimin pas vdekjes së aktores së njohur shqiptare Leze Qena, e ka shrehur edhe aktori Adem Mikullovci bashkëpunëtori i saj i ngushtë.

Mikullovci sot publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook, një status me disa reshta nga zemra dedikuar kolegës së tij shumë të dashur tashmë të ndjerë, shkruan portali arbresh.info

Ademi dhe Lezja kanë luajtur së bashku në shumë projekte të përbashkëta.

Së fundmi ai ka kujtuar Lezen, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facbook:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme