Google ADS

Adem Grabovci bëhet gjysh, ky është urimi i tij

10:24 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Familjes së ish-shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, iu shtua edhe një anëtar më shumë shtëpi.
Kjo për faktin pasi që djali i tij Ngadhnjimi dhe bashkëshortja e tij Edona u bënë prindër për herë të parë, transmeton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Lajmi se ai është bërë gjysh e ka gëzuar shumë atë. Ai madje ka bërë edhe një urim shumë të bukur për ardhjen në jetë të mbesës së tij Junës.

“Juna, kjo engjëllushë e vogël që ngrohu zemrat tona. Do të mundohem të bëhem Gjysh i mirë. Për Gjyshen nuk garantoj ???????? Urime Edona dhe Ngadhnjim!”, kishte shkruar ai.

ademi6_1510217161-677042 ademi1_1510217139-7355333 ademi2_1510217143-6607198 ademi3_1510217148-8954294 ademi4_1510217152-4257239 ademi5_1510217157-4783083

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme