Adelina u rikthehet sherreve të vjetra: Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë

13:54 | 3 Janar 2019
A. B.

Diva shqiptare Adelina Ismaili ka treguar karakterin e saj të kahmotshëm. 

Duket se këngëtarja i është rikthyer konflikteve të vjetra teksa ka lënë një mesazh në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Adelina ka shkruar në Instagram: “Mund t’i nuhas disa persona nga e kaluara duke ulëritur përreth… Jam shumë e nxënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish ajo grua që e njihni të gjthë.. por kush e di.. Mos më detyroni të ju rikujtoj kush jam me të vërtetë”.

Nuk dihet se kujt i referohet ky mesazh, por duke se Adelinën dikush e ka bërë shumë nervoz, sa që moti nuk kemi pasur një kësi reagimi të artistes.

Ndryshe, Ismaili ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme