Këngëtarja Adelina Thaçi ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19 pas disa ditësh izolimi.
Artistja, e cila shquhet për vokalin e saj, theksoi se virusi ekziston dhe se ka hasur vështirësi të mëdha gjatë kësaj kohe, shkruan portali arbresh.info
Por si duket, Adelina është shëruar plotësisht nga Covid-19 dhe ka udhëtuar për pushime bashkë me familje në bregdetin shqiptar.
Adelina publikoi fotografitë e para nga plazhi i Sarandës, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijë.
“Jam e lirë, pushimet 2020, qyteti i Sarandës, me familjen time”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive. / arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...