Listës së gjatë të vajzave të showbizit që u bënë mama për herë të parë, por dhe të dytë gjatë këtij viti si Zaimina Vasjari, Amarada Toska, Floriana Garo, Estela Ujka, Emina Çunmulaj dhe Xhensila Myrtezaj, iu bashkua pak më javë më parë edhe këngëtarja simpatike Adelina Tahiri.
Mirëpo në ndryshim nga mamatë e mësipërme që sollën të gjitha në jetë vajza, Adelina është bërë mama e një vogëlushi që ajo dhe bashkëshorti, avokati i njohur maqedonas Serjoza Markov, vendosën ta pagëzonin me emrin Jon.
Një emër që sipas Adelinës nuk duhet të interpretohet si zgjedhje patriotike, thjesht një emër i shkurtër dhe konçiz që qëndron shumë mirë me mbiemrin që ai mban, Markov. E ndërsa kanë kaluar vetëm tre javë nga lindja e tij, mami Adelina ka vendosur të mos mbyllet në shtëpi siç edhe sugjerojnë gjyshet për periudhën e lehonisë, por t’i kthehet jetës festive. Mbrëmjen e djeshme, ajo dhe bashkëshorti kanë marrë pjesë në një festë datëlindjeje, por ajo që bie në sy janë linjat e Adelinës. Nuk e dimë si ia ka bërë për t’u rikthyer kaq shpejt në formë, por këngëtarja duket perfekte. E veshur me një fustan të zi, që i thekson linjat, por edhe fsheh ndonjë detaj, ajo duket thjesht rrëzëllitëse dhe ne nuk mund të mos habitemi me të dhe të pyesim veten «Si dreqin ia bëre moj Adelina?.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...