Adelina largohet nga Kosova, rikthehet me bashkëshortin dhe djalin në Zvicër

08:39 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Diva e muzikës Adelina Ismaili pas një mungese të gjatë u rikthye në skenën tonë fillimisht si aktore e më vonë edhe më një projekt muzikor.

Ajo para disa ditësh solli këngën ‘T’iqja’ këngë e cila është pritur mirë dhe po pëlqehet, shkruan arbresh.info.

Bashkë me projektet Adelina u rikthye për të jetuar në Kosovë së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj por, kjo nuk zgjati shumë pasi që ajo është kthyer përsëri në shtetin helvetik.

Këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj, Valin, dhe djalin e tyre të vogël Uliksin, janë rikthyer në Zvicër, për të pushuar disa ditë.

Në një fotografi të ndarë me ndjekësit në Instagram, Adelina shfaqe me familjen e saj pranë një liqeni në Zvicër.

“Shtëpia e ëmbla shtëpi”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se atje e konsideron vetën në shtëpi.

Përndryshe, Adelina ka deklaruar se do të vazhdojë të punoj për projekte të tjera./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BjXtJleA9Et/?taken-by=adelinaofficiel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme