Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, i ka uruar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe nënkryetaren e LDK’së, Vjosa Osmanin, për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Ismaili ka thënë se gjithmonë iu ka besuar rrugëve të gjata, vendimeve të vështira e njërëzve që sakrifikojnë vetën për të tjerët.
“Gjithmonë i kam besuar rrugëve të gjata. Vendimeve të vështira. Njerëzve që sakrifikojnë vetën për tjerët. Sot , ERDHI DITA të BESOj endrrën kosovare. Si nënë, grua, motër e bijë e Kosovës, ju falenderoj. Për shpresën e dhënë, për guximin e punën tuaj, për respektin ndaj votës sonë. Ju priftë e mbara, shëndeti e fati. Urime!”, ka shkruar Ismaili.
Ndryshe, sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin