Adelina Ismaili tregon se kujt ia dedikoi këngën “T’iqja”

12:29 | 21 Maj 2018
Arbresh.info

Adelina Ismaili, këngëtarja e cila ka thyer rregullat atëherë kur gjithçka ishte e ndaluar, vjen kësaj radhe në një intervistë për Telegrafin për të folur rreth më të rejave në karrierën dhe jetën e saj.

Pas disa vitesh mungesë në skenën shqiptare, Adelina shënoi rikthimin me një projekt të ri muzikor, të titulluar “T’iqja”.

Një këngë rebele e shoqëruar me një klip interesant, bëri që e gjithë vëmendja aktuale mediatike të pasohet nga diva, e cila në projektin e saj të fundit sfidon realitetin, duke treguar të vërtetën, ashtu siç ka bërë në çdo këngë të sajën ndër vite.E pyetur rreth personazhit apo tematikës së këngës, këngëtarja kishte një përgjigje mjaft interesante.

“Pse jo T’iqja? Ballkani është vendi i vetëm në botë ku gjen femra të papuna që kanë miliona euro. Si shpjegohet kjo? Mua nuk më pengojnë “T’iqet”, madje i kam simpatike në idiotësinë e tyre”, tha Adelina.

“Unë i këndoj dhembjes së atyre grave që lindin dhe edukojnë fëmijë, punojnë deri në tetë orë në ditë, bëjnë mëngjesin, drekën, darkën, presin e përcjellin mysafirë, janë gjithmonë të buzëqeshura dhe fitojnë 250€ në muaj. Unë vetëm pyes: Çka punon “T’iqja”? (Qesh)”, shtoi ajo.

Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtarja ndërsa instrumentalin Florent Boshnjaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme