Google ADS

Adelina Ismaili shijon rrezet e diellit në Zvicër me bashkëshortin e saj

15:28 | 19 Janar 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, ka nisur pushimet jashtë Kosovës duke kaluar disa ditë relaksi.

Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, së fundi është shfaqur me bashkëshortin e saj duke i shijuar rrezet e diellit në Zvicër, shkruan arbresh.info

Si duket kjo është arsyeja pse Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në një gjykim në Kosovë.

Për moprezencën e saj sot dhe herë të tjera, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.

Përndryshe, vitin e fundit kalendarik, Adelina ka qenë mjaft e angazhuar me emision, meqenëse ka bërë një tërheqje prej kohësh nga muzika. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme