Google ADS

Adelina Ismaili merr një mesazh të gjatë dhe emocionues nga fansat për ditëlindje

17:18 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, sot ka mbushur 32 vite.

Ajo ka marrë mesazhe të ndryshme urimi, nga familja dhe miqtë e saj, por një urim tejet të veçantë ajo e ka marrë nga fansat e saj të cilët e mirëmbajnë llogarinë e saj të rrjetit social ‘Facebook’, shkruan arbersh.info.

Ata i kanë bërë një urim të gjatë shumë emocionues këngëtares ku e kanë quajtur divë.

Ky është urimi i plotë:

” URIME DITËLINDJEN ADELINA

Disa njerëz lindin për të mos vdekur kurrë, e tillë je dhe ti DIVA jonë. Që kur ishe e vogël, u ngjite në majën e piramidës së muzikës shqipe, për të mbetur gjithmonë aty.

Nga një vogëlushe rrebele e cila do të bëhej zëri i fëmijëve shqiptarë, idol i qindra të rinjëve e deri sot një damë e vertetë që mbart mbi supet e saja mbi 30 vite karrierë.
Gjurmët e tua prej një luaneshe nuk zhduken kurrë, ti i dhe shpirt këngës, bëre atë që të tjerët as nuk guxonin ta ëndërronin, I dhurove art skenës- kjo skenë e cila do të të kërkojë gjithmonë!
Një performancë e jotja me një tekst të shkruara në tërsi nga pena juaj, dhanë gjithmonë mesazhe të qarta e të duhura.

Ti mbetesh gjithmonë revolucionarja jonë që nuk njohu kurrë frikën e “kundërshtuesve” të “mëdhenjë”, ti mbetesh gjithmonë fëmiju gjeni nga Kosova, që luftove për një ideal përmes armës tënde – këngës.

Artistja jonë, thesari ynë i çmuar, jemi falenderues Zotit që jetojmë në të njejtën kohë me ty!

Adelinë, urime ditëlindjen e madhja jonë, urojmë të festofsh gjithmonë pranë Valit e Uliksit , pranë gjithë atyre që nuk të braktisën kurrë!
Urojmë të jetosh sa malet dhe të jesh përherë e lumtur! – Fat e suksese në jetë , s’ta merr kurrë askush nga dora atë që ke bërë deri tani në skenë, vetëm ti munde e guxove thyerjen e tabuve.

TE DUAM PAFUNDËSISHT!

“Shumë urime për ty

Shumë urime për ty

Shumë urime për ty Adelinaaaa

Shumë urime për ty Diva jonë !”/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme