Prej kohësh është raportuar për prishjen e raporteve në mes të këngëtareve, Dafina Zeqiri dhe Tayna.
Megjithëse, asnjëherë vetë protagonistet nuk janë prononcuar rreth këtyre lajmeve, shkruan portali arbresh.info
Por, dyshimet u thelluan edhe më shumë pas një “Freestyle” të interpretuar nga Tayna, i cili në publik u zbërthye si “diss” për Dafina Zeqirin, pasi në një pjesë të tekstit reperja thotë: “Nuk din me fol shqip, le mo me repovat”, e vazhdoi duke thënë “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.
Pasi në publik rrodhi freestyle i Taynes, Dafina Zeqiri ia hoqi “followin” në Instagram reperes, e njëjtë iu kundërpërgjigj edhe Tayna.
Së fundi, ishte Adelina Ismaili ajo e cila është pozicionuar në përplasjen mes këtyre dy artisteve, duke ndarë me ndjekësit ‘freestyle-n’ e Taynës.
“Wooow! Wow! Si më ka ikur kjo. Tjetër nivel. Të flasim për komplekset babe”, ka shkruar Adelina.
Megjithatë bashkëpunimi nga dyshja “Bye Bye” është njëra nga hitet e vitit 2019, e cila numëron mbi 55 milionë klikime në Youtube. /arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?