Google ADS

Adelina Ismaili: Hoqa dorë nga muzika se sytë e nënës sime nuk më shihnin më

11:49 | 31 Dhjetor 2019
L G

Adelina Ismajli është një nga këngëtaret më të njohura në Shqiëpri. Karriera e saj në muzikë ka filluar që në vitet ’90 dhe ka sjellë hite të shumta.

Por, që nga viti 2012 Adelina hoqi dorë nga muzika dhe nuk e pamë më të sillte asnjë këngë të re.

E ftuar në emisionin “NIN”, Adelina tregon se arsyeja që hoqi dorë nga muzika ishte humbja e nënës së saj.  Ajo shprehet se nuk mund të kthehej në skenë kur sytë e nënës nuk e shihnin më.

“Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kemi dy sytë e mamit që më shohin. Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja”, u shpreh Adelina./Prive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme