Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi kanë prekur qiellin me dorë. Dy prindërit më të rinj në botë janë më entuziastë se asnjëherë tani që mbajnë në duar të voglin e tyre.
“Jemi më të lumtur se kurrë më parë, sot gjithçka mori kuptim”, thotë diva e skenës shqiptare dhe bashkëshorti i saj në një komunikim me “revistawho.com”.
Të dy na zbulojnë se djali do të quhet Uliks dhe se zgjedhja e emrit ka qenë përgjegjësi e Valit. Në intervistën e saj të parë gjatë shtatzënisë Adelina Ismaili tha se “E kam parë në ëndërr që nga fillimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është shumë bebe energjike (qesh). Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe”.
Ajo më tutje ka thënë se do t’i ngjan Valit ndërsa do të donte të kishte gjallërinë dhe buzëqeshjen e saj.
“Do doja t’i ngjante Valit, jo se nuk dua të më ngjajë mua, por jam shumë e sigurt që do të më ngjajë më shumë sesa duhet (qesh). Do doja të kishte sytë dhe qetësinë e Valit. Gjallërinë dhe buzëqeshjen time”, u shpreh ylli i muzikës.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...