Google ADS

Adelina Ismaili emocionon me fjalët prekëse në përvjetorin e katërt të vdekjes së nënës

14:36 | 25 Prill 2020
A. B.

Sot bëhen katër vite që kur u nda nga jeta Mona Ismaili, nëna e këngëtareve të njohura Adelina dhe Zanfina Ismaili.

Adelina emocionoi të gjithë me postimin e saj prekës në InstaStory  teksa publikoi një imazh të disa trëndafilave bardhë e zi, duke e shoqëruar fotografinë me disa rreshta prekës, dedikuar nënës së saj, shkruan portali arbresh.info

“Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiej e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu, e këtë tokë që m’k mësu me iu kthy. E këta njerëz që m’ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që num mbaron kurr? Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt cka ke dasht e kom ndalu me bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’pas lanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, ka shkruar Adelina.

Mona punonte si menaxhere e vajzave të saj, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite në diskografinë shqiptare me këngët e tyre të shumta.

Ajo ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së kancerit, e cila i kushtoi me jetë për një kohë shumë të shkurtër. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme