Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili javë më parë shënoi rikthimin në tregun muzikor shqiptar me projektin e ri muzikor “T’iqja”.
Një këngë satirike e cila ironizon me realitetin e femrave të sponzoruara, bëri që kjo këngë të pritet mirë nga një masë e madhe e publikut.
Ajo ditë më parë se zbuloi se është rikthyer në shtetin zviceran së bashku me bashkëshortin dhe djalin.
Por, bukuroshja jonë ka publikuar një fotografi tjetër në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në një fustan të kuq.
“Faleminderit Dona Matoshi për fustanin e mrekullueshëm, Sellma Kasumoviq për grimin e ëndrrave , Nagipi Hair për flokun më të bukur”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale Adelina.
Kjo e fundit do të nis një turne të koncerteve në Zvicër, ku do të performojë hitet që i ka sjell ndër vite.
Ndryshe, kënga e fundit e zeshkanes është shikuar rreth dy milionë herë në YouTube.
https://www.instagram.com/p/BjcK3C8gjtm/?taken-by=adelinaofficiel
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut