Këngëtarja Adelina Berisha ka pak ditë që është kthyer në Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi për disa muaj.
Ajo mbrëmjen e së hënës u lajmërua me një status në Instagram, duke kritikuar qeverisjen aktuale të shtetit.
Berisha u dërgoi një mesazh politikanëve, duke u thënë atyre të marrin mësim nga qeverisja që po bën kryeministri në shtetin fqinj, përkatësisht Edi Rama në Shqipëri.
“Sugjerim për politikanët tanë: Merrni mësim nga Edi Rama qysh qeveriset një shtet”, ka shkruar Adelina Berisha në Instagram.
Këngëtarja mesa duket ka një simpati të veçantë për kryeministrin shqiptar, duke pëlqyer mënyrën se si po e drejton shtetin shqiptar aktualisht në këto krize nga COVID-19.
Ndërkohë, krejt e kundërta duket se po ndodh në Kosovë, aty ku kohëve të fundit pati përplasje të forta mes Qeverisë dhe Presidencës. /Telegrafi/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë