Google ADS

Adele rikthehet pas shumë vitesh me “Easy on me”

08:34 | 15 Tetor 2021
A. B.

Ylli botëror, Adele po rikthehet me album të ri pas gjashtë vitesh.

Në kuadër të albumit, artistja mbrëmë ka publikuar këngën e parë të albumit, shkruan portali arbresh.info

“Easy on me”, titullohet kënga e re e cila erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip.

Albumi quhet “30” dhe siç la të kuptohet përmes disa reklamave dhe do të publikohet muajin tjetër më 19 nëntor.

Ajo tha ndonëse “30” nuk është një album divorci, e adreson ndarjen nga bashkëshorti Simon Konecki.

Ky është albumi i katërt i Adele, pas atij që e solli në nëntor të vitit 2015. Për këtë, ajo u nderua me çmime për “Albumin e Vitit” dhe atë “Pop më të mirë”. /arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme