I ati e braktisi Adele dhe të ëmën e saj, kur Adele ishte vetëm dy vjeçe. E ëma ishte vetën 18 vjeçe në atë kohë dhe iu desh ta rriste e vetme dhe me mjaft sakrifica atë që ne e shohim sot në skenat më të mëdha muzikore.
Në atë kohë, pamundësitë ekonomike i kishin detyruar të jetonin në një shtëpi sociale të mundësuar nga shteti për personat e braktisur.
Adele ndoqi rreth 10 shkolla të ndryshme. Asnjëherë nuk e kishte ëndërruar suksesin apo famën në fëmijërinë e saj plot me mungesa, edhe për kushtet më bazike. Pas diplomimit, ajo dëshironte të punonte për të ndihmuar të tjerët të ecnin përpara në karrierat e tyre muzikore, në vend që të punonte për të siguruar vetë famë dhe sukses. Mirëpo një ditë, një nga miqtë e saj shpërndau në aplikacionin MySpace tri këngë të kënduara nga vetë Adele. Dy vjet më vonë, një kompani muzikore i dëgjoi ato këngë dhe me ngulm i kërkoi Adele një bashkëpunim për një album. Ishte pikërisht kjo pikënisja e famës së Adele, e cila pas kontratës së firmosur, lançoi albumin e famshëm “19”, i cili shiti mbi 10 milionë kopje duke i siguruar fitim në shifra marramendëse këngëtares, e cila në atë kohë u shpreh e përlotur që më në fund ajo dhe e ëma e saj nuk do të shqetësoheshin më për mungesën e lekëve në shtëpi.
Pikërisht në moshën 19 vjeçare, ajo njohu dikë 10 vjeç më të madh se vetja. Marrëdhënia dukej shumë e fortë midis tyre, derisa pas një viti e gjysmë, ata u ndanë dhe Adele u lëndua shumë prej asaj lidhjeje dhe lëndimi ishte akoma më i madh, kur ajo zbuloi se ai ishte i fejuar me dikë. Dhimbjen e grumbulluar brenda vetes, ajo e përdori për të shkruar një nga hitet më të suksesshme muzikore të saj “Someone Like You” .
Në vitin 2011, ajo u largua nga bota e muzikës, pasi iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në kordat vokale. Në vitin 2012, Adele u rikthye më e fuqishme se kurrë duke dhënë performancën e saj të parë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy. Atë natë, ajo fitoi plot 6 çmime. Pavarësisht gjithë presionit mediatik dhe rrjetet sociale për të rënë në peshë, ajo është shprehur se ndihet shumë e lumtur ashtu siç është dhe nuk ka pse të ndryshojë per stereotipet që ekzistojnë e që lidhen me paraqiten. Tani ajo është 30 vjeçe dhe ka fituar 12 çmime Grammy, ka shitur mbi 100 milionë regjistrime të këngëve të saj, është vlerësuar dy herë si një nga personat me më shumë ndikim në botë.
“Të të thonë se si duhet të dukesh, do të thotë të shndërrohesh në një produkt për të tjerët dhe unë nuk dua të jem një produkt”, ka thënë Adele. / bota.al
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...