Adele ka veprim të papritur gjatë një koncerti në Australi.
Në fakt, këngëtarja ka ndalur së kënduari për t’i bërtitur punonjësit të sigurisë, i cili po i kërkonte publikut të ulej që po argëtohej me këngët e britanikes.
“Më falni zotëri? Unë e di që ju punoni këtu por a mund të ndaloni së thëni njerëzve që të ulen? Ky është një spektakël muzikor. Nëse njerëzit nuk mund të shohin, atëherë do të ngrihen. Nëse i thua që të mos kërcejnë, për çfarë dreqin kanë ardhur në koncert?”, ka thënë ylli i hitit ‘Hello’ duke iu betuar se do të ketë telashe nëse do ta përsërisë një gjë të tillë.
Theksojmë se në koncertin e saj stadiumin ‘Ettihad’ në Melbourne morën pjesë mbi 77 mijë njerëz.
Ndryshe, britanikja 28-vjeçare është duke punuar në projekte muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj