Këngëtarja e njohur angleze, Adele, gjatë javës së kaluar ka qenë duke qëndruar në SHBA.
Gjatë qëndrimit atje, artistja pati rastin të ketë disa paraqitje televizive, ku shpalosi të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, shkruan The Sun.
Ajo është parë në rezidencën luksoze në Los Angeles, ku mbodhi edhe disa miq për të kaluar kohën.
Krijuesja e hitit “Hello” tashmë është rikthyer në Londër, për të përfunduar albumin e katërt.
Si duket Adele është fokusuar mjaft shumë në realizim, pasi në mënyrë të detajuar po shikon secilën këngë.
Edhe pse pati aludime se albumi do të lansohet në shtator të këtij viti, ajo ka vendosur që t’ia servojë publikut në vitin 2021.
Përndryshe, për bukuroshen bionde është duke u spekuluar për lidhjen e dashurisë më reperin e njohur, Skepta.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...