Adele dhe Chris Brown në lidhje?

18:58 | 13 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur, Adele festoi me Chris Brown dhe miqtë e saj deri vonë në shtëpinë e saj.

Pretendimet erdhën pasi reperi është parë teksa arriti në mes të natës në shtëpinë e këngëtares dhe u largua në orët e para të mëngjesit, shkruan People transmeton portali arbresh.info

Brown kishte vendosur maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ishte i rrethuar nga miqtë gjatë arritjes atje.

Një burim i afërt me Adelen tha për “The Sun” se reperi kishte arritur në mesnatë në shtëpinë e saj dhe ishte larguar rreth orës 2 të mëngjesit.

Adele dhe Chris janë parë bashkë në shumë evente gjatë këtyre viteve, së fundi ata u panë në ditëlindjen e 33-të të Drake.

E të gjitha këto dalje së bashku, kanë nxitur spekulime se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme