Kënëgtarja nga Shqipëria para pak ditësh ka publikuar klipin e ri ‘Maje men’ për realizimin e të cilit është përkushtuar në maksimum.
Por këngëtarja ka një shqetësim për realitetin e hidhur në të cilin jeton shoqëria shqiptare.
Ronela ka ‘zbrazur’ gjithë sinqeritetin në këto InstaStory ku ka shprehur zhgënjimin e madh për mos vlerësimin e talentit të saj dhe për karrierën që ajo ka ndërtuar me vite.
‘Dua të them diçka. Nëse ndonjëherë vendos të largohem nga Shqipëria nuk do të jetë sepse mendoj se jam këngëtarja më e mirë dhe e tillë do të jem edhe jashtë. Nuk e them dot këtë sepse nuk e kam ndjerë kurrë për ta thënë. Nëse do të largohem do ta bëj sepse nuk u vlerësova KURRË. Tv apo radiot kurrë nuk më kushtuan vëmendje ashtu siç bënë me artistët që kanë fuqi dhe janë të pasur. Pse duhet ta mbyll gojën kur unë po investoj gjithë fuqinë time, shpirtin, dashurinë, talentin dhe paratë e mia? As i dashuri, as mami apo babi nuk më kanë dhënë asnjë cent ndaj pse duet të mos flas? Ne nuk kemi të drejta këtu, asgjë. Kemi artistë të rinj që punojnë për të tjerët dhe artistë budallenj që mendojnë se janë më të mirët. E gjitha që mund të them është se njerëzit këtu punojnë për t’iu prishur punë të tjerëve dhe jo për të nxjerrë më të mirën nga vetja e tyre’, përfundon Ronela e zemëruar.
Ndryshe, Ronela ka paralajmëruar që shumë shpejt do të vije edhe me një këngë të re për stinën e verës./Arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës