Mbrëmë ka nisur edicioni i katërt i “Dance With Me”, programi i kërcimit në “Tv Klan” që bën bashkë disa nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar.
Debatet kanë qenë shpeshherë të pranishme në këtë program edhe edicionet e kaluara dhe nuk kanë munguar as në puntatën e mbrëmshme.
Fiori Dardha është një nga konkurrentet e këtij viti e cila ka debatuar me tone të larta me Robert Aliajn, anëtarin e jurisë.
Pas performancës së Xhenit dhe Benardit, një nga çiftet më të komentuara të “Big Brother”, Roberti ka dhënë mendimin e tij rreth performancës duke u shprehur se nuk i ka pëlqyer, nuk kanë përcjellë emocione.
Menjëherë në bisedë është futur Fiori, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Boom”, e cila është shprehur se çifti jo vetëm që përcolli emocione, por edhe dashuri.
Roberti i ka kërkuar Fiorit që të mos ndërhyjë.
“Fiori, mbaj vendin tënd, mos bëj si gardiane, mediokre. Je këtu si gazetare”,- është shprehur Aliaj.
Është dashur vetëm kaq për të nisur një debat, në të cilin Fiori është shprehur se nuk lejon askënd që ta ofendojë.
“Nuk lejoj askënd të më fyejë pasi unë jam këtu sepse kam një emër. Quhem Fiori Dardha dhe emrin e kam ngritur në bazë të punës dhe aftësive si gazetare. Nuk lejoj asnjë të më shkelë aty ku s’duhet. Unë dhashë mendimin tim dhe mua më transmetuan shumë emocion. Nuk jemi balerinë profesionistë këtu”,- është shprehur Fiori. Më vonë ka ndërhyrë Valbona Selimllari duke u kërkuar dy protagonistëve që të ruajnë qetësinë pasi janë në një emision “live”.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...