Një histori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.
Fatimja kishte thirrur vajzën e saj, Sonilën, pasi kjo e fundit ka 23 vite që është në një marrëdhënie me një burrë të martuar me të cilin kanë dhe një fëmijë, por që Gëzimi nuk pranon ti japë atësinë, pasi nuk e lë bashkëshortja dhe dy vajzat.
Juristja Eni Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimin dhe ai i kishte thënë se do merrte pjesë në seancën e ndërmjetësimit.
“Gëzimi është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kërkuar të marrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Çudia dhe habia ime ishte që kjo fjalë nuk u mbajt. Brenda vetes dyshoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pengesë nga familja im, nuk e pranon këtë fëmijë në trungun tim familjar, përndryshe do ndaj bashkëshorten.
I thashë zoti Gëzim, si mundet brenda një qyteti, brenda një fshati të mbani dy gra, të vazhdoni një bashkëjetesë normale dhe të jeni të martuar. Dhe përgjigjja e tij ishte: Zonja Eni, unë nuk e di pse ankohen, se unë i mbaj me të gjitha të mirat, si njërën dhe tjetrën. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë.
Kjo ishte jo vetëm habia, por dhe kurajoja e një burri të papërgjegjshëm i cili përgjigjet në këtë formë dhe nuk paraqitet në seancë. Dhe më të drejtë shqiptarët me drejtohen, Zonja Eni pse e ke vetëm më burrat dhe jo me gratë? Të paktën në këto 8 vjet të këtyre seancave të ndërmjetësimit, çfarëdolloj burri që kemi thirrur të përballet jo vetëm me këto lloj situatash, por çfarëdolloj situatash nuk i janë përgjigjur thirrjes. Atëherë, këto nuk janë burra, se burri ka një fjalë, përderisa i kë dalë ballë një martese edhe bashkëjetese, duhet të vish dhe të përballesh. Por, përfundimisht në këtë vend nuk ka burra. Por ka vetëm gra dhe gratë janë bërë të forta dhe me kurajo sepse të përballesh me një situatë të tillë dhe të thuash një situatë të tillë si e Sonilës do një kurajo të jashtëzakonshme”, u shpreh juristja Eni. /tvklan.al
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...