Vazhdon të thellohet skandali në Hollyood. Producenti Harvey Weinstein po përballet me akuza të rënda rreth ngacmimeve seksuale që i kishte bërë ndër vite.
Winstein thuhet se i ka ngacmuar seksualisht edhe aktoret Gwyneth Paltrow, Cara Delevinge dhe Angelina Jolie, të cilat kanë folur publikisht për këtë.
Por ajo që ka reaguar krejt ndryshe ka qenë pikërisht këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.
Por, për dallim prej kolegeve të tjera, këngëtarja shqiptare Rita Ora i ka dhënë përkrahje regjisorit amerikan, megjithëse ka pohuar se akuzat rreth ngacmimeve seksuale janë të tmerrshme.
“Absolutisht jam tmerruar me shkrimet rreth të bëmave në të kaluarën të Weinsteinit”, tha Rita për gazetën britanike “The Sun”.
“Nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë ishte për femrat e përfshira. Është shumë e rëndë të ngrihesh dhe të flet pas një kohe të gjatë. Kam respekt maksimal për femrat që kanë folur. Por, gjithashtu jam shumë mirënjohës për punën artistike të Harveyt”, pohoi Rita
Kujtojmë se Harvey i mundësoi 26-vjeçares të hyjë në botën e hollivudit duke i dhënë një rol në filmin “Southpaw”, e cila u prodhua nga “The Weinstein Company”.
Ndryshe, atëkohë Weinstein e vlerësoi bukuroshen shqiptare si “zbulimin më të madh të vitit dhe se sërish do të punojë me Ritën”./opinion.al
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër