Çështja e abortit, u bë sot ndër temat që diskutohej nga banorët e Big Brother VIP Kosova.
Vullneti u shpreh se aborti, nuk u takon hiç burrave për ta diskutuar.
”Ideja është: A ke mitër? Jo. Mshele gojën”.
Me këtë mendim të tij u pajtua edhe Diana, e cila u shpreh se ‘burri absolutisht s’ka të drejtë’ të flasë për këtë çështje.
Kjo ndërsa Arioni dha një shembull ku pyeti nëse i takon burrit të flas në rastet kur potencialisht në një lidhje ndodhë një shtatzëni.
”E jotja është veç spermatozoidi”, i reagoi Vullneti.
Kurse Besforti u shpreh se nuk është kundër abortit, megjithatë duhet të diskutohet.
Drenusha, pyetja e cila iu drejtua fillimisht asaj, u acarua nga Arioni dhe nxiti debat se u përfshi pa u pyetur fare, transmeton klankosova.tv.
”Ma së pari pyetjen ma boni mu dhe kcytë si karcylla pa ju vetë kërkush kurgjo”.
‘’Kur të vet ty qatëherë përgjigjesh’’, i reagonte Drenusha, Arionit të cilin e akuzoi për ndërhyrje në bisedë.
”Secili njeri e din situatën, gjendjen, a është i gatshëm, a s’është i gatshëm”.
”Ka të bëjë me shumë anomali që shumë fëmijë kanë, sepse është goxha psiqikisht e rëndë, pastaj janë gjëra të tjera që njerëzit nuk kanë mundësi, pastaj janë gjërat për lidhje, e planifikime familjare”.
”Në ditët e sotme shumë femra bëjnë fëmijë jashtëmartesore, se janë vetëdijësu dhe janë ekonomikisht ma të pavarura, dhe s’i intereson hiç apo don ai tipi a s’po don. Veç ta bon ‘Ndaqe me kanë pjesë e jetës së fmijës tem, mirë mos ndaqe ditën e mirë”, vazhdonte Drenusha.
Me të tilla situata, Vullneti i replikoi Drenushës se po revoltohen burrat.
Për më shumë ndiqni më poshtë debatin mes tyre:
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë