“A ke qejf të përfundosh në spital”, Noizy kërcënon të riun në koncert

19:20 | 2 Maj 2023
E.H

Një incident aspak i mirë ka ndodhur në një nga koncertet e reperit nga Shqipëria, Noizy.

Në një video të publikuar në rrjet shihet teksa reperi i tensionuar kërcënon në mes të club-it qytetarin i cili kishte shkuar të ndiqte përformancën e tij.

Si duket shkak është bërë një emër që i riu kishte shkruajtur në telefonin e tij, emër i cili nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt.

“A ke qejf me përfundu në spital?”, dëgjohet teksa i thotë Noizyt të riut që i kishte hedhur telefonin në skenë.

“Është dhe njëri këtu me telefon nëse ka qejf të përfundojë në spital. Çoje edhe njëherë telefonin nëse ke b*th. Hajde kush ka b*le. Kush është ai që e nxori telefonin me një emër. A ke qejf të përfundosh në spital? Hajde këtu hajde, a ke qejf të prfundosh në spital?”, shton Noizy.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme