Nuk e keni harruar Saidin, por nuk mund ta mohojmë se ai ka ndryshuar.
E mbajmë mend për rolin e Saidit në serial “Kloni”, i cili për shkak të tematikës që trajtonte ka mbledhur rreth vetës shumë shikues.
Pa dyshim që suksesi i kësaj telenovele braziliane vinte edhe për shkak të një kasti të shkëlqyeshëm të aktorëve.
E pjesë e këtij kasti ishte edhe aktori Dalton Vigh, i cili shfaqej në rolin e Saidit, burri i Zhadës të cilin ajo nuk e dashuronte.
E kujtojmë si një burrë mjaft simpatik dhe tërheqës, por tani në moshën 53 vjeçare duket se vitet kanë lënë gjurmë pak mbi të, pasi që vijat në fytyrë kanë filluar t’i shpeshtohen.
Aktori ka lindur në Brazil më 10 qershor të vitit 1964, aktiv në aktrim është qysh nga viti 1994, ndërsa sa i përket jetës personale është i martuar me Camila Czerkes.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...