Google ADS

“A je single?”, Morena flet për jetën private

10:39 | 1 Dhjetor 2022
A. B.

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është një emër mjaft i diskutuar në media dhe faqet rozë.

Kjo për faktin se komentohet shpesh për jetën, karrierën e po ashtu edhe për anën private, shkruan arbresh.info

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një bisedë virtuale ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje rreth jetës së saj private.

Një ndër pyetjet më të shpeshta që i kanë bërë modeles ishte nëse është “beqare”.

“A je single”, ishte pyetja të cilës këngëtarja i tha “Pooo”.

Për këtë të fundit pati aludime disa herë, ndonëse ka kohë që nuk ka zbuluar asgjë për fansat e publikun.

Ajo përndryshe po vazhdon jetën dhe karrierën në Turqi prej vitesh. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme