Brad Pitt dhe Halle Berry nuk janë në lidhje pavarësisht raportimeve për një gjë të tillë.
Tabloidi australian NW duke iu referuar një burimi të afërt raportoi se Berry dhe Pitt kishin pasur disa takime sekrete dhe se gjërat mes tyre po shkonin shumë mirë.
Sipas këtij burimi, të dy aktorët e njohur kanë qenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit kohë pas kohe ndër vite por se nuk kanë qenë të dy “single” (beqarë) në të njejtën kohë asnjëherë.
“Shkëndija ishte aty. Brad është tamam mashkulli që kërkon Halle, prandaj nuk është aspak çudi që ajo ka filluar të dalë me të”, është cituar të ketë thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Në raportimin e tabloidit thuhet poashtu se Angelina Jolie nuk është e lumtur për lidhjen me aktoren Berry pasi sipas këtij shkrimi, aktorja e ka urrejtur atë prej kohës kur ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Billy Bob Thornton luajtën bashkë në filmin “Monster Ball”.
Por duket se krejt kjo histori është jo e vërtetë.
Kur revista Gossip Cop e ka pyetur Pitt në lidhje me raportimin e këtij taboloidi, aktori fillimisht ka qeshur për të mohuar më pas një lidhje dashurie me aktoren.
Kjo është vetëm edhe një lidhje e supozuar e aktorit pasi pas ndarjes së tij nga Jolie në vitin 2016, ai është përfolur për lidhje me Jennifer Lawrence, Kate Hudson, Sienna Miller, Emilia Clarke dhe Charlotte Casiraghi./klan kosova
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...