Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin një nga dyshet më të dashura të këtij edicioni të BBV, fillimisht miq dhe më pas rivalë, raporti i tyre kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh, të cilat ndikuan në raportin e tyre jashtë shtëpisë.
Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli ishte i ftuar si opinionist i emisionit Për’Puthen, ku foli edhe për marrëdhënien e tij me Efin, ish-konkurrente e Për’puthen dhe e Big Brother Vip.
Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë u përballën me disa konflikte, në të cilat u përfshi edhe Kiara Tito. Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.
Mirëpo publiku është ende kurioz të dijë nëse dyshja vazhdojnë të ndajnë të njëjtën miqësi, pasi që nga përfundimi i formnatiti ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.
I pyetur për raportin aktual të tyre dhe nëse janë takuar Luizi tha se nuk ka pasur kohë ta takojë.
“Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin.Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha këngëtari.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...