Google ADS

A i ndau Justin Bieber, çiftin Selena Gomez e The Weeknd?

09:04 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Pas raportimeve se Selena Gomez i dha fund lidhjes me të dashurin e saj të deritanishëm, këngëtarin The Weeknd, po diskutohej nëse Jusin Bieber mund të ishte një nga arsyet që çifti përfunduan romancën e tyre.

Megjithatë një burim i familjes së këngëtares së njohur Gomez, ka bërë të ditur se reperi i famshëm Justin Bieber, nuk është pjesë e faktorëve që mund të ketë quar në përfundimin e marrëdhënies së çiftit, njofton Klan Kosova.

“Është e vështirë për ata të dy megjithatë, Gomez nuk i është kthyer ish-it të saj edhe pse ka kohë që po shihen së bashku’’ thotë ai.

Gomez u vu re se po kalonte kohë me Bieber gjatë kësaj fundjave, me të cilin ajo i kishte një lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2015 .

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme