Google ADS

A është zëri i Luizit në këngën e Noizyt dhe a do të ketë bashkëpunim mes tyre – përgjigjet Varrosi

21:35 | 7 Maj 2023
E.H

Varrosi ka qenë pjesëmarrës në “Mos i bjer me top”, ku është pyetur në lidhje me bashkëpunimin potencial mes Luiz Ejllit dhe Noizyt.

Reperi është pyetur, po ashtu, nëse është vërtet zëri i fituesit të ‘Big Brother VIP Albania 2’, në këngën “My All” dhe nëse këngëtari shkodran do të bëhet pjesë e OTR.

“Ore pjesë e OTR nuk them, por besoj që do ishte super gjë që Noizy dhe Luizi të bënin një këngë”, ka thënë Varrosi.

Në insistimet nëse është zëri i Ejllit në këngën, reperi ka thënë fillimisht: “Nuk e di”; për të vazhduar: “Më duket si zëri i Noizyt me thënë të drejtën, por nuk e di, ndoshta është dhe ajo. Është diçka që nuk e di, e kanë mbajtur sekret ndoshta”.

I pyetur nëse Noizy ka dëshirë të bëjë këngë me Luizin, Varrosi është përgjigjur: “Përderisa Noizy e ka hedhur në Instagram dhe i ka dhënë shumë suport, besoj që po. Unë mendoj që do ishte një bashkëpunim shumë i bukur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme