Jemi mësuar që t’i këndojmë këngët tona të preferuara kur i dëgjojmë, ndërsa shpesh ndodh që atyre të mos ua dimë domethënien.
Një prej këtyre këngëve është mega-hiti botëror, “Despacito”. Kënga e Luis Fonsit në bashkëpunim me Daddy Yankee e lansuar në fillim të këtij viti (saktësisht më 12 janar), vetëm në YouTube është dëgjuar mbi 1.8 miliard herë dhe shumë shpejt do ta kalojë shifrën prej dy miliardësh.
Kjo e bën të qartë se kjo këngë pëlqehet në masë të madhe dhe shumë nga fansat tashmë dinë t’i këndojnë pjesë të saj. Mirëpo, duke qenë se kënga është në spanjisht, pakkush e di kuptimin e tekstit.
Megjithëse tingëllon si një këngë argëtuese, romantike, me ritme latine – në fakt, kjo është një këngë shumë seksuale. Fjala ‘despacito’ përkthehet si ‘ngadalë’ dhe e gjithë kënga ka të bëjë me seksin sensual dhe të ngadaltë.
I gjithë teksti flet për mënyrën e afrimit, puthjesh, zhveshjes, arritjes në “zonat e rrezikshme”, dëgjimit të zhurmës gjatë aktit seksual etj., teksa kah fundi këngëtari i kërkon protagonistes që i dedikohet kënga “ta bëjnë në plazh në Porto Riko”.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare